Lexoni edhe:
U vetëdorëzua në polici, ky është Ilir Dokaj që vrau 19-vjeçaren në Tuz
Policia e Kosovës ka njoftuar rreth zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tiketave ngjitëse në targat e veturave.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zbatimi ka filluar në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave”, thuhet në njoftim.
U vetëdorëzua në polici, ky është Ilir Dokaj që vrau 19-vjeçaren në Tuz Lexoni edhe:
Tutje, PK bën të ditur se përgatitjet për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes kanë filluar me kohë.
“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, bën të ditur PK.
“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi”, bëhet e ditur në njoftim.
Pas më shumë se 13 ditë bllokade, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak u liruan, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Ndryshe, të shtunën filloi edhe zbatimi i pikës së parë të kësaj marrëveshje, e parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri.
Pika e tretë parasheh që më 21 tetor të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme.
Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky grup pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.
(Kosova Sot Online)