QS ka një njoftim me rëndësi për studentët e pranuar në konvikte

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 10:02
 QS ka një njoftim me rëndësi për studentët e pranuar në konvikte

Qendra e Studentëve ka njoftuar se studentët të cilët janë pranuar në konvikte, mund t’i shkarkojnë fletëpagesat për strehim dhe ushqim.

Në njoftimin e QS-së bëhet e ditur se studentët mund t’i kryejnë pagesat në cilëndo bankë, në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Njoftohen të gjithë studentët të cilët janë pranuar në konvikte për vitin akdemik 2021- 2022 se fletepagesat për strehim, ushqim  dhe depozit mund t’i shkarkoni në linkun e  më poshtë. Studentët mund të kryejn pagesat në cilendo Bank në të gjitha qytet e Kosovë, dhe gjatë vendosjes t’i dorëzojnë në konviktet përkatse te zyrtarët”, thuhet në njoftimin e QS-së.

(Kosova Sot Online)