Lajçak në SHBA, pas ngjarjeve në veri, marrëveshjes e kërkesës serbe për Asociacionin

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 10:49
 Lajçak në SHBA, pas ngjarjeve në veri, marrëveshjes e kërkesës serbe për Asociacionin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po e zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së.

“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak javën e kaluar e ndërmjetësoi takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.

BE-ja mori parasysh edhe kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e cilësoi si shqetësim.

(Kosova Sot Online)