Me përshëndetje ushtarake Hisen Berisha betohet si deputet, zëvendëson Uran Ismailin

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 11:01
 Me përshëndetje ushtarake Hisen Berisha betohet si deputet, zëvendëson Uran Ismailin

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së Uran Ismailit nga kjo pozitë.

Berisha para deputetëve, është betuar, teksa në fund ka bërë përshëndetjen ushtarake.

Berisha është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi deputeti Uran Ismaili ka hequr dorë nga kjo pozitë, për shkak të kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)