“As në qiell as në tokë, s’do të jesh e tjetërkujt”, zbulohet çfarë i tha burri 19-vjeçares para se ta ekzekutonte

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 11:03
 “As në qiell as në tokë, s’do të jesh e tjetërkujt”, zbulohet çfarë i tha burri 19-vjeçares para se ta ekzekutonte

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë, ku 28-vjeçari Ilir Dokaj ekzekutoi bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren shqiptare, Sheila Bakija, si dhe i plagosi rëndë të atin.

Dokaj duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën e javës së kaluar. Autori shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.

Sipas hetimeve, Dokaj e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

(Kosova Sot Online)