Lexoni edhe:
Lajçak në SHBA, pas ngjarjeve në veri, marrëveshjes e kërkesës serbe për Asociacionin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, u është përgjigjur deputetëve të Kuvendit në lidhje me marrëveshjen për targat.
Ai tha se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta, e njëra prej tyre ishte edhe ajo se vendimi për reciprocitetin ishte i pa konsultuar me opozitën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.
Lajçak në SHBA, pas ngjarjeve në veri, marrëveshjes e kërkesës serbe për Asociacionin Lexoni edhe:
“Ky vendim u është komunikuar si Bashkësisë Ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij dhe unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së para se marrë ndonjë vendim operativ”, u shpreh Bislimi.
(Kosova Sot Online)