Rikthehet Facebook-u, Instagrami e WhatsApp-i

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 00:52
Rikthehet Facebook-u, Instagrami e WhatsApp-i

Rrjeti social ‘WhatsApp’ dhe ‘Facebook’ është rikthyer në funksion për përdoruesit në mbarë botën.

Pas më shumë se 5 orësh, rrjetet sociale të kompanisë ‘Facebook’ është rikthyer në funksion.

Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger janë jashtë rrjetit për herë të parë në botë, me raportin e parë që këto rrjete kanë probleme në kyçje gjatë kësaj mbrëmje. Raportohet për probleme edhe në disa telefoni mobile

Sipas DownDetector, problemet filluan në orën 17:44, me raportet e 80 000 përdorues të WhatsApp që i raportuan ato dhe më shumë se 50 000 të Facebook.

NetBlock, të cilët gjurmojnë për ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, tashmë vlerëson që kjo ndërprerje, deri me tani, i ka shkaktuar humbje ekonomisë globale 160 milionë dollarë dhe ka bërë që aksionet e Facebook të kenë rënie në pesë për qind.

Shkaku i kësaj ndërprerje ende është e paqartë, por Dane Knecht, nënpresident për sigurinë në web, Cloudflare, thotë që ruteri Facebook Border Gateway Protocol (BGP), që përdoret nga ky rrjet për ta bërë trafikun e internetit, e kanë “tërhequr atë nga interneti”.

“Duket se kemi të bëjmë me një gabim epik në konfigurim. Facebook, për momentin nuk ekziston në internet. Madje edhe emri në server është tërhequr nga BGP”, thotë eksperti i sigurisë kibernetike, Kevin Beaumont.

Stafi i Facebook thuhet se nuk ishin në gjendje të hynin në zyrat e tyre sot për ta vlerësuar gjendjen, për shkak se kartat e tyre të sigurisë nuk i lejonin ata as të punojnë dhe as të hynë brenda zyrave.


(Kosova Sot Online)