Ndodh edhe kjo: Në Prishtinë kanë filluar të shiten pasaportat fake të COVID-19

  • G.G /
  • 05 October 2021 - 10:00
Ndodh edhe kjo: Në Prishtinë kanë filluar të shiten pasaportat fake të COVID-19

Është arrestuar një i dyshuar kosovar, pasi ky i fundit ka manipuluar me pasaportën e vaksinimit të COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i arrstuari ka paguar shumë të pagesës ku i është mundësuar paisje me dëshmi-pasaportë të vaksinimit të COVID-19, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 04.10.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kundrejt shumës të pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit të Covid 19, pa u vaksinuar fare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)