Lexoni edhe:
INSTAT: Në 2020-n, familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin
Një indonezian u martua me një tenxhere me oriz dhe u divorcua pas katër ditësh.
Trendi i dasmave me sende të ndryshme duket se po bëhet më i popullarizuar, dhe ndër shembujt e fundit është një burrë nga Indonezia i cili u martua me një tenxhere me oriz në një ceremoni të çuditshme dhe u divorcua pas katër ditësh sepse “nuk mund ta duronte presionin”.
Khoirul Anam nga Magelang, postoi fotografi nga një ceremoni e çuditshme martesore në Facebook duke njoftuar martesën e tij me një tenxhere orizi.
INSTAT: Në 2020-n, familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetinLexoni edhe:
Fotografitë tregojnë Anam me një kostum tradicional të bardhë martese, ndërsa “nusja” e tij elektrike kishte një vello të bardhë të bashkangjitur.
Sidoqoftë, ky nuk ishte fundi i çuditshmërisë kur bëhet fjalë për këtë martesë. Pas katër ditësh, Anam njoftoi se ai kishte vendosur t’i jepte fund martesës gjithsesi dhe u divorcua nga tenxhereja e orizit, duke thënë se ishte shumë e vështirë për t’i bërë ballë presionit. Ai tha se ishte një vendim “i vështirë” dhe pranoi se nuk kishte partner të përsosur për të.
(Kosova Sot Online)