
Lexoni edhe:
U dënua me 10 muaj burgim se kanosi me vrasje ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, gjykata thotë se u vërtetua kryerja e veprës penale
Në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën Cali.
Në këtë seancë dëshmitari po iu përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së viktimave.
Ai u pyet për pasojat që ka nga siç pretendon ai që i ka përjetuar në qendrën e ndalimit në Zllash.
“S’muj me flejt, shoh andrra, shoh përjetim shumë të rënda që i barti edhe sot dhe domethënë po duhet me njetë veç me qetësues ose diçka”.
“Një film me kqyr me luftë ose dicka unë kur shkoj me flejt gjys natës çona bërtas edhe familja më kupton i kanë mësu këto gjona tash, çona bërtas dhe mi kujton këto dhimtë e zërat e njerëzve dhe këto gjona mi kthen krejt.”
“Të njerëzve që kanë torturu, në atë moment shfaqen ato zanat bërtimat ato sharjet shfaqen”, ka thënë ai.
Ndërkohë gjatë ditës ndaj dëshmitarit do t’i bëj pyetje edhe avokati mbrojtës i Mustafës.
(Kosova Sot Online)