Rrahja mes të burgosurve në Dubravë, Shërbimi Korrektues jep detaje

  • G.G /
  • 05 October 2021 - 13:25
Rrahja mes të burgosurve në Dubravë, Shërbimi Korrektues jep detaje

Dy të burgosur janë rrahur mes veti në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Si pasojë e kësaj rrahje ata kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore. Kjo për shkak të plagëve të marra. E për njërin nga të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore,.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Ai tha se të përfshirë në rrahje ka qenë një i burgosur 27 vjeçar dhe një tjetër 31 vjeçar.

“Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit,  duke vënë situatën nën kontroll. Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore. Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë”, ka thënë Gashi .

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke e cilësuar rastin si mosmarrëveshje.

““Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

(Kosova Sot Online)