Shkolla fillore lut prindërit të mos veshin pizhame kur i bien fëmijët tek porta

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 14:40
 Shkolla fillore lut prindërit të mos veshin pizhame kur i bien fëmijët tek porta

Një shkollë fillore ka lëshuar kërkesë për prindërit që ‘të vishen siç duhet’ kur i lënë fëmijët tek dyert e shkollës.

Shkolla “Ayresome” e vendosur në Gresham të Middlesbrough, ka parë një rritje dramatike të prindërve që vishen me pizhame kur i lënë dhe marrin fëmijët nga shkolla.

Pavarësisht kërkesës nga drejtoresha e shkollës Charlotte Haylock, disa prindër zgjodhën të injorojnë ndalimin dhe u panë duke dalë para portave me pizhame të hënën në mëngjes.

Një nënë u vu re duke ecur së bashku me djalin e saj drejt portave të shkollës e veshur me një pelush të me vesh dhe kapuç, dhe poshtë tij pizhame. Disa nëna tjera ishin të veshura me pizhame nën palltot e tyre të ngrohta teksa i lëshonin fëmijët drejt portave të shkollës.

Një nënë tha: “Unë mund ta kuptoj kërkesën, pasi fëmijët ndjekin shembullin që shohin nga prindërit e tyre dhe kjo nuk është një standard i mirë”.

Shkolla thotë se thjesht po përpiqet të ruajë standardet.

Charlotte Haylock, Drejtoreshë Ekzekutive e Shkollës Fillore Ayresome, tha: “Kohët e fundit kemi parë një rritje të numrit të prindërve të veshur me pizhame kur lënë dhe mbledhin fëmijët e tyre nga shkolla. Kjo më shtyu të bëj një kujtesë të sjellshme për prindërit që ata të përdorin veshje të përshtatshme kur shoqërojnë fëmijët e tyre në dhe nga shkolla. Si shkollë, ne i inkurajojmë fëmijët tanë që të vishen në çdo kohë dhe ne mendojmë se është e rëndësishme që prindërit të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse prindërit janë të shqetësuar për ndonjë çështje që ndikon në shkollimin e fëmijës së tyre, dera ime është gjithmonë e hapur nëse kanë nevojë të kërkojnë këshilla dhe mbështetje”.

(Kosova Sot Online)