Nuk i dorëzoi 2 mijë e 26 dërgesa tek palët adresuese, arrestohet punëtori i Postës së Kosovës

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 20:20
Nuk i dorëzoi 2 mijë e 26 dërgesa tek palët adresuese, arrestohet punëtori i Postës së Kosovës

Sot me datë 05.10.2021, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ).

Punëtori i Postës së Kosovës, M.B, dyshohet se nuk i kishte dërguar tek palët e adresuara  2 mijë e 26 dërgesa të ndryshme.

Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:

682 Shkresa të Gjykatës

512 Fatura të tatimit mbi pronë

337 Fatura te Valës

200 Shkresa të Trustit

197 Fatura të Bankave

7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë

18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit

1 Dërgesë nga AKP

14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat

1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.

(Kosova Sot Online)