Abazoviq prezanton projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 22:16
Abazoviq prezanton projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq teksa ka treguar se së shpejti pritet të ndërtohet një urë mes Ulqinit dhe Velipojës.

Kjo urë do të bashkojë të dy vendet Shqipëri dhe Mali i Zi në më pak se 7 minuta. Ura sipas Abazoviq pritet të jetë rreth 70 kilometër e gjatë, teksa pritet të jetë gati thuajse për dy vite e gjysmë.

‘Ajo çka 2 Kryeministrat po shohin është si të ndahen mjetet në buxhetin për vitin 2022.

Është 190 metër urë me një projekt që shkon në 90 milionë euro por me mekanizëm hapjeje ku mund te kryhet lundrim. Nëse Buna do të bëhet e lundrueshme do të jetë sipër atraktive.

Urën keni me e kaluar për 10 sekonda dhe zëvendëson 70km, ka thene ai ne Klan.

Ky është një projekt i ri. Ju e dini qe ekziston autostrada e Adriatikut. Ky është projekti që ka lidhje me zonën e Ulqinit dhe Velipojën.’– tha Abazoviq.

(Kosova Sot Online)