Rrihen dy persona mes vete në Prishtinë, përcjellen për në polici

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 23:09
Rrihen dy persona mes vete në Prishtinë, përcjellen për në polici

Dy persona janë shoqëruar në polici pas një përleshjeje fizike që kanë pasur ndërmjet vete në Prishtinë në mbrëmjen e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është pranuar rreth orës 21:30, për një rrahje  të  ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)