Mbi 1800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 08:33
 Mbi 1800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 1,895.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 379, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,964 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milionë e 388 mijë doza të vaksinës.

(Kosova Sot Online)