​Mbi 573 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 09:00
 ​Mbi 573 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa janë 573 mijë e 312 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK  njoftoi për dy raste të vdekjes, dhe 38 raste të reja që rezultuan pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 895 raste aktive me koronavirus.

(Kosova Sot Online)