Avioni ngec nën urë, videoja bëhet virale

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 09:08
Avioni ngec nën urë, videoja bëhet virale

Një video e një avioni në Indi që ka ngecur nën një urë në kryeqytetin Delhi, është bërë virale.

Avioni, i cili thuhet se ishte shitur, po transportohej kur u bllokua.

Një gazetar, i cili postoi videon në Twitter, ndau një deklaratë nga Air India e cila tha se linja ajrore nuk kishte më lidhje me aeroplanin.

“Ky është një avion i çregjistruar nga Air India i cili është shitur. Ky u transportua mbrëmë nga pronarët e rinj. Air India nuk ka asnjë lidhje me avionin në asnjë rrethanë,” thuhej në deklaratë.

Zyrtarët e aeroportit të Delhit thanë për mediet vendase se avioni nuk i përket flotës së aeroportit dhe se shoferi mund të jetë bërë ndonjë gabim gjatë transportimit të tij.

Videoja është parë mijëra herë në Twitter dhe YouTube, me qindra qytetarë që përpiqen ta zgjidhin se si ngeci avioni poshtë urës. Mësohet se avioni kishte ngecur nën urë prej disa ditësh.

(Kosova Sot Online)