Vdes një punëtor pasi ra nga ndërtesa, arrestohet menaxheri i objektit

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 10:11
 Vdes një punëtor pasi ra nga ndërtesa, arrestohet menaxheri i objektit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi ra nga një ndërtesë në ndërtim.

Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar pesë dëshmitarë.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Vushtrria, Prishtinë 05.10.2021-15:30. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim,  ka pësuar lëndime trupore . I njëjti pasi është dërguar në QKUK,  mjeku kujdestar ka konstatuar  vdekjen e viktimës.  Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë. Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)