Policia jep detaje për aksionin në lagjen Kalabria

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 10:46
Policia jep detaje për aksionin në lagjen Kalabria

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm, ku tre persona u arrestuan pasi u janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme dhe substancë narkotike, e llojit kokainë.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar: një peshore digjitale, 6.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një DVR  i kamerave.

Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ali Vitija , Prishtinë 05.10.2021-17:10.  Janë arrestuat tre të dyshuat meshkuj  kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të të njëjtit në trup u janë gjetur dhe sekuestruar : 3245 €  para dhe 103 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar: një peshore digjitale, 6.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një DVR  i kamerave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)