Policia bastis shtëpinë e postierit në Janjevë: I gjen mbi 2 mijë dërgesa postare të padorëzuara

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 11:22
 Policia bastis shtëpinë e postierit në Janjevë: I gjen mbi 2 mijë dërgesa postare të padorëzuara

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në fshatin historik të Janjevës për të arrestuar një person që kishte keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.

Personi në fjalë me identitetin anonim dyshohej se kishte kryer veprën penale të lartcekur duke i mbajtur për vete porositë që bënin qytetarët e Kosovës.

Policia i bastisi shtëpinë në Janjevë postierit në fjalë, dhe aty gjeti 2026 dërgesa postare të padorëzuara, përcjell Periskopi.

Postieri është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga zyrtarët policorë.

(Kosova Sot Online)