‘Poshtërohet’ Vuçiq: Ia ndërrojnë pozitën në fotografinë e samitit, e lënë në fund

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 11:39
‘Poshtërohet’ Vuçiq: Ia ndërrojnë pozitën në fotografinë e samitit, e lënë në fund

Një moment aspak i këndshëm i ka ndodhur presidentit serb Aleksandar Vucic, gjatë samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE që po mbahet në Slloveni.

Vucic, i ekzaltuar për t’u vendosur në rreshtin e parë kur po bëheshin gati për fotografinë e të ftuarve, u njoftua se vendi i tij nuk ishte aty dhe duhej të shkonte në fund.

Vucic vërehej se ndihej në siklet derisa po kërkonte vendin ku duhej të vendosej, derisa u pozicionua te kryetarja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen.

Më poshtë pamje nga ky moment:

(Kosova Sot Online)