Lexoni edhe:
Ç’po ndodh në këtë vend, rastet me Covid rriten rreth 70 për qind për një javë
Një mësuese në Florida është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale në raste të shumta me një student të mitur në makinën e saj.
Brittiny Lopez-Murray, mësuese 31 vjeçare në shkollën e mesme në Miami, thuhet se ka fjetur më një ish-nxënës të saj 14 vjeçar, disa herë në makinën e saj pasi ajo i dërgoi mesazh në gusht për të diskutuar rreth ndjenjave të saj, sipas një raporti policor të marrë nga Miami Herald, shkruan Dailymail.
Ç’po ndodh në këtë vend, rastet me Covid rriten rreth 70 për qind për një javë Lexoni edhe:
Sipas raportit, Lopez-Murray dhe nxënësi, shkëmbyen tekste mbi ‘sa shumë e kanë shijuar seksin me njëri-tjetrin’.
Bordi i Shkollave Publike – Miami Dade tha se ishte “i trishtuar dhe i zhgënjyer” për akuzat dhe njoftoi se kishte filluar procesin e ndërprerjes së punësimit të Lopez-Murray.
Mosha ligjore e pëlqimit në shtetin e Floridës është 18 vjeç, që do të thotë se çdo individ i moshës 17 vjeç ose më i ri në Florida nuk është ligjërisht në gjendje të japë pëlqimin për aktivitetin seksual.
Sipas raportit të policisë, marrëdhënia seksuale mes mësueses 31-vjeçare dhe ish-nxënësit 14-vjeçar filloi në gusht.
Lopez-Murray do të priste jashtë për të marrë studenti pas stërvitjes së basketbollit dhe më pas ata të dy do të përfshiheshin në akte seksuale në makinën e saj.
Ajo u arrestua të hënën në mbrëmje nën akuzat për vepra të shumta penale, duke përfshirë keqtrajtimin, ngacmimin dhe kryerjen e një akti seksual me një fëmijë, pasi motra e studentit thuhet se hasi në mesazhet në telefonin e tij dhe lajmëroi autoritetet të shtunën.
Babai i djalit gjithashtu zbuloi fotografi nudo të Lopez-Murray në telefonin e djalit të tij, sipas raportit.
Bordi i Shkollave Publike të Qarkut Miami Dade (M-DCPS) lëshoi një deklaratë mbrëmë dhe konfirmoi se ata do të ndërprisnin punësimin e mësuesit.
(Kosova Sot Online)