Sassoli: Procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 13:05
Sassoli: Procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Charles Michel mbi Samitin BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet sot në Slloveni, presidenti i Parlamentit Evropian Davide Sassoli iu kërkoi liderëve të kapërcejnë ngërçin dhe të ecin përpara në procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një letër drejtuar liderëve, Sassoli shprehet se sot më shumë se kurrë procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë për të ecur përpara. Sipas Sassolit, çdo pengesë apo hezitim nga ana e BE-së do të rrezikojë dëshirën e të tjerëve për të fituar ndikim në rajon.

“Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë. Është koha e fundit që vonesat dhe bllokimet aktuale të kapërcehen.

Parlamenti Evropian është i gatshëm të punojë, në kuadrin e Ekipit të Evropës, për t’i dhënë vrull të ri zgjerimit të BE -së në Ballkanin Perëndimor. Një Evropë me të vërtetë gjeopolitike mund të fillojë vetëm në kufijtë tanë, me miqtë tanë më të ngushtë, me të cilët nga ana kulturore dhe historike ne ndajmë të njëjtin identitet evropian. Të kesh një kontinent paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë do të përfitonte jashtëzakonisht të gjithë qytetarët evropianë. Ky shtysë e re mund të ketë vetëm një efekt pozitiv në rajon dhe mund të kontribuojë në transformimin e tij demokratik dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Prandaj ne duhet të jemi gati për t’u angazhuar në procesin e pranimit me secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të përparimit dhe ambicies së tyre. Çdo vonesë ose hezitim i mëtejshëm rrezikon të inkurajojë të tjerët që dëshirojnë të fitojnë ndikim në rajon.

“Procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë të bazohet në përmbushjen e kritereve të pranimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kryejnë reformat deri në përfundim, duke pranuar se dialogu dhe ndërtimi i konsensusit, si dhe liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vendimtare në çdo demokraci. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë po aq të rëndësishme. Vlerat dhe parimet themelore që mbështesin Bashkimin Evropian duhet të mbeten drita që udhëheq rrugën për secilin vend në rrugën drejt pranimit,” shkruan Sassoli në letër.

(Kosova Sot Online)