Mbi 160 mijë persona të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 15:43
Mbi 160 mijë persona të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Ka arritur në 160 mijë e 279 numri i personave të shëruar na coronavirusi në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 198 qytetarë, duke çuar në 160.279 numrin e personave të shëruar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, vijon njoftimi.

(Kosova Sot Online)