NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 18:33
NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

NATO konfirmoi se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë.

Një zyrtar i NATO-s i tha rel se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë”, por shtoi se është ende e gatshme të përfshihet në dialog.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”, i tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

“Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se kemi zvogëluar numrin e pozicioneve që Federata Ruse mund t’i akreditojë në NATO [nga 20] në 10”, tha ai.

(Kosova Sot Online)