Haziri: Partia ime nuk më votoi, unë e përqafova kryetarin e ri

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 22:10
Haziri: Partia ime nuk më votoi, unë e përqafova kryetarin e ri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është i bindur se do të fitojë edhe një mandat në krye të Gjilanit. Haziri tha se do të marrë mbi 50 për qind të votave.

Ndërkohë ai ka folur edhe për garën për kryetar të LDK’së, garë të cilën e humbi kundrejt Lumir Abdixhikut.

“Kauza ime ka qenë reforma e thellë dhe drastike në parti në të cilën e kam paraqit vetën, ia kam ofruar partisë time kandidaturën”, thotë Haziri.

“Nuk më kanë votuar për t’i fituar zgjedhjet dhe unë e kam pranu, e kam përqafuar liderin e LDK’së dhe i kam thënë se në LDK s’ka anëtarë të rinj e të vjetër, me librezë dhe përvojë por ka zgjedhje të demokracisë që kur dikush fiton tjetri i rri prapa, dhe i rri lojal”, theksoi Haziri.


(Kosova Sot Online)