Haziri pret balotazh në Prishtinë mes LDK’së dhe VV’së

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 22:43
Haziri pret balotazh në Prishtinë mes LDK’së dhe VV’së

Haziri pret balotazh në Prishtinë mes LDK’së dhe VV’së

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se Prishtina do të shkojë në balotazh. Ai pret që kryetari i ri në kryeqytet të zgjidhet në raundin e dytë në mes të Përparim Ramës dhe Arben Vitisë.

“Në Prishtinë, Prizren dhe Podujevë pres balotazh’, thotë Haziri.

“Në Prishtinë Përparim Rama si urbanist po e udhëheq fushatën e LDK’së me ekipin e tij. Unë pres që në balotazh me qenë me VV’në  edhe natyrisht në balotazh mandej kandidatët e kanë rolin e rëndësishëm por jo kryesor”, shpjegoi Haziri.

“Partitë politike me lidhje te koalicioneve mund të bëjnë efekte të mira ose mund ta dëmtojnë. Më 2017 LDK është dëmtuar nga koalicionet e këqija”, tha ai.

(Kosova Sot Online)