Kancelari austriak po hetohet për ryshfet dhe shkelje të besimit

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 08:07
Kancelari austriak po hetohet për ryshfet dhe shkelje të besimit

Prokurorët kundër korrupsionit në Austri të mërkurën kanë bërë të ditur se kancelari Sebastian Kurz është duke u hetuar nën dyshimin për ryshfet dhe shkelje të besimit.

Kancelarit austriak dhe disa prej partnerëve të tij kryesor të partisë iu janë bastisur zyret, duke përfshirë këtu edhe atë të partisë konservatore që i përket Kurz.

Kurz dhe Partia e tij Popullore (OVP) e quajtën hetimin si të motivuar politikisht.

Hetimi është hapur për shkak se dyshohet që Kurz në vitin 2016 derisa ishte ministër i Jashtëm, dhe kërkonte të bëhej udhëheqës partie, dhe më vonë kur u bë kancelar, Ministria e Financave e drejtuar nga konservatorët pagoi reklamat në një gazetë në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për atë.

Kurz ka deklaruar “Unë jam i bindur se këto akuza, gjithashtu do të dalin gënjeshtra”.

(Kosova Sot Online)