Shënohet rekord i reshjeve në veri të Italisë

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 09:33
Shënohet rekord i reshjeve në veri të Italisë

Të hënën, një varg i stuhive e përfshinë pjesën veriperëndimore të Italisë, duke sjellë reshje shiu që nuk janë regjistruar kurrë më parë në tërë Evropën – 742 milimetra për 12 orë.

Provinca italiane e Gjenovës, e njohur për bukuritë natyrore, u bë epiqendra e motit ekstrem të ditëve të fundit, shkruan CNN.

Një varg i stuhive që lëviznin ngadalë e përfshirë rajonin të dielën dhe të hënën, duke sjellë 925 milimetra reshje në qytezën Rossiglione, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Milanos.

Sa për krahasim, kjo sasi e shiut do të binte normalisht në Londër për një periudhë prej 15 muajsh. Dhjetëra njerëz u desh të shpëtoheshin pas raportimeve për vërshime dhe rrëshqitje dheu.

Moti me reshje nuk është i pazakontë për këtë pjesë të Italisë, sepse mesatarisht atje bien 1.200 milimetra shi në vit.

Megjithatë, kësaj radhe ranë 750 milimetra shi vetëm për 12 orë, duke shënuar rekord për këtë periudhë kohore në Evropë, sipas ekspertit të motit ekstrem dhe klimatologut, Maximiliano Herrera.

(Kosova Sot Online)