Prezantohet si ministër, arrestohet një burrë në Prishtinë

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 10:55
Prezantohet si ministër, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka gënjyer duke u prezantuar si ministër. Sipas policisë ai kishte edhe urdhër arrest, sepse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë paraprakisht.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur si dhe ka bërë prezantim të rremë si person zyrtar, konkretisht si ministër.” thuhej në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)