Kosova nënshkruan një marrëveshje në Slloveni

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 11:04
Kosova nënshkruan një marrëveshje në Slloveni

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje kundër katastrofave natyrore, marrëveshje kjo e nënshkruar në emër të dy qeverive, asaj të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshja përfshinë kushtet kornizë për bashkëpunim dhe përgatitje në parandalimin e katastrofave, ndihmën reciproke vullnetare në rast katastrofash tek pala tjetër dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit reciprok.

Siç njofton ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, me marrëveshjen e nënshkruar, bashkëpunimi mes dy shteteve do të bëhet në fusha të ndryshme.

“Përveç mbrojtjes nga katastrofat dhe ndihmës për shpëtim dhe lehtësim nga katastrofat, marrëveshja parashikon bashkëpunimin në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe shkëmbimin e ekspertizës mbi mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit dhe të dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu në informimin e njëri-tjetrit mbi rreziqet e aksidenteve dhe pasojat e tyre

(Kosova Sot Online)