Kampi nazist, 100-vjeçari del para gjyqit në Gjermani

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 17:27
Kampi nazist, 100-vjeçari del para gjyqit në Gjermani

Një 100-vjeçar doli para gjyqit të enjten në Gjermani, i akuzuar si bashkëfajtor në vrasje për shërbimin si roje në kampin nazist të përqendrimit “Sachsenhausen” pranë Berlinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai akuzohet me 3.518 akuza për ndihmë në kryerjen e vrasjeve. I dyshuari i identifikuar vetëm si Josef S., dyshohet se punoi në Sachsenhausen mes vitit 1942 dhe 1945 si anëtar i krahut paramilitar i Partisë Naziste.

Avokati i të dyshuarit ka thënë se klienti i tij nuk do të japë koment mbi akuzat me të cilat ngarkohet, raportoi agjencia e lajmeve gjermane DPA.

Autoritetet kanë thënë se i akuzuari konsiderohet i aftë që të qëndrojë në gjyq pavarësisht moshës së tij.

(Kosova Sot Online)