Qytetarët s’kanë interesim për t’u vaksinuar pas uljes së rasteve me COVID-19

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 17:32
Qytetarët s’kanë interesim për t’u vaksinuar pas uljes së rasteve me COVID-19

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 ka rënë së fundmi në Kosovë. Në baza ditore, numri i të vaksinuarve është dyfish më i vogël se gjatë javëve të kaluara. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e lidh uljen e interesimit për ta marrë vaksinën me uljen e rasteve të reja me COVID-19.

Me uljen e numrit të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 në Kosovë është ulur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër këtij virusi.

Përgjysmë më pak të vaksinuar se gjatë javëve të kaluara ka regjistruar vendi ditët që lamë pas.

E interesim më i ulët për ta marrë vaksinën është parë edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kësaj kohe, nga 10 mijë e 736 vaksina të administruara, vetëm 1 mijë e 883 ishin për dozën e parë.

(Kosova Sot Online)