Skandalizon Vulin: Millosheviqin nuk e tradhtova as për së vdekuri

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 08:43
Skandalizon Vulin: Millosheviqin nuk e tradhtova as për së vdekuri

Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, ka thënë se nuk do ta tradhtojë as për së vdekuri ish-presidentin e Jugosllavisë, i njohur si Kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq.

Këto komente, dhe shumë të tjera që mund të konsiderohen skandaloze, Vulini i bëri nga Subotica, ku mori pjesë në një tubim të partisë së tij.

Ndër të tjera, ai tha se nuk do ta tradhtojë as presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sikurse edhe që do të “luftoj kundër kombit imagjinar të Vojvodinës”.

“Derisa unë drejtoj Lëvizjen Socialiste (PS), Lëvizja Socialiste do të jetë një shok besnik, i parashikueshëm dhe luftarak i Aleksandar Vuçiqit. PS-ja nuk ndryshon anë dhe unë gjithmonë do të luftoj kundër kombit imagjinar të Vojvodinës”, tha ministri i Brendshëm serb, raporton Tanjug.

Ministri i Policisë së Serbisë dhe udhëheqësi i PS-së, në këtë tubim mirëpriti disa anëtarë të rinj në parti, të cilëvu u tha se ata u ishin bashkuar njerëzve që nuk ndryshojnë kurrë anën dhe bindjet e tyre.

(Kosova Sot Online)