Çmimi Nobel për Paqe u jepet dy gazetarëve

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 11:27
Çmimi Nobel për Paqe u jepet dy gazetarëve

Gazetarja filipinase, Maria Ressa, dhe gazetari rus, Dmitry Muratov, u shpallën të premten fitues të Çmimit Nobel për Paqe.

“Zonja Ressa dhe zotëria Muratov po e marrin Çmimin për Paqe për luftën e tyre të guximshme për liri të të shprehurit në Filipine dhe Rusi”, tha në një konferencë për gazetarë kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen.

“Njëkohësisht, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë më armiqësore”, shtoi ajo.

Ceremonia e dhurimit të çmimin prestigjioz do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili në vitin 1895 e kishte themeluar këtë çmim.

(Kosova Sot Online)