U gjet i vdekur në taksi, deputeti humb jetën në rrethana misterioze

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 12:57
U gjet i vdekur në taksi, deputeti humb jetën në rrethana misterioze

Një deputet  ukrainas i përfshirë në një hetim për korrupsion në sektorin e mbrojtjes humbi jetën brenda në taksi.

“Oficerët e policisë konfirmojnë  se 33-vjeçari  ishte ndjerë keq në taksi, mjekët e urgjencës u përpoqën ta shpëtonin por nuk ia dolën,” tha policia në një deklaratë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se Poliakov u gjet pa ndjenja në sediljen e pasme të një taksie, e cila u ndalua nga oficerët e policisë patrulluese për shkak të trafikut.

Shoferi i taksisë tha se pasagjeri hipi në makinën e tij pranë një stacioni të transportit publik jashtë Kievit në qendër të qytetit dhe më pas u sëmur, duke u ankuar se nuk ndihej mirë.

Anton Poliakov, 33 vjeç, ishte anëtar i grupit parlamentar Partia “Për të Ardhmen”, pasi ishte zgjedhur në parlament si anëtar i partisë në pushtet ‘Shërbëtori i Popullit’.

(Kosova Sot Online)