Kriminel, organizator i barrikadave në veri: Kush është Zvonko, njeriu i afërt i Vuçiqit

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 13:05
Kriminel, organizator i barrikadave në veri: Kush është Zvonko, njeriu i afërt i Vuçiqit

Biznesmen kontrovers, kriminel, organizator i barrikadave dhe zotërues i veriut të Kosovës... kështu në opinion përshkruhet Zvonko Veselinoviç.

Ndonëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka tentuar të distancohet nga ai, duke thënë se kurrë nuk janë dëgjuar, nënkryetarja e Partisë së Lirisë e Drejtësisë (SSP) Marinika Tepiç deklaron se Veselinoviç financon fushatën e SNS-së.

Ai në disa raste është arrestuar për vepra të ndryshme, ndërsa në Prishtinë ai dyshohet si njëri ndër udhëheqësit e grupit që është përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçit, edhe pse në Serbinë qendrore biznesi i tij vetëm sa lulëzon, shkruan “Nova.rs”.

“Unë dy herë e kam parë në Kosovë Veselinoviçin, e mendoj se kurrë nuk jemi dëgjua. Nuk e kam as numrin e tij të memorizuar në telefon”, pat deklaruar Vuçiq kohë më parë.

Por Marinika Tepiç, Veselinoviçin e vë direkt në lidhje me SNS e Vuçiqit, ajo në konferencë me gazetarë ka deklaruar se ka shumë lidhje mes familjes së Vuçiqit dhe Veselinoviçit, duke treguar fotografi ku ndodheshin Veselinoviç dhe Andrej Vuçiq dhe një tjetër person, që sipas saj është koleg i Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë.

“Lirisht mund të përfundohet  se Veselinoviç ka paguar fushatën e SNS në vitin 2014, përmes kompanisë “‘Invictus media’”, tha Tepiç.

Ndërsa përpjekja e Vuçiq për të demantuar lidhjet me Zvonko Veselinoviç janë logjike, nëse merret parasysh biografia e tij.

Vrasja e Oliver Ivanoviç dhe arrestimi

Veselinoviç përmendet në akuzën e Prokurorisë speciale në Prishtinë për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviç, ai me Milan Radoiçiç ishin përshkruar si udhëheqës të grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçit.

Sipas “Matësit të vërtetës”, Veselinoviç disa herë ka qenë i arrestuar për vepra të ndryshme penale, së pari  në vitin 2003 në rrugën Rashka-Kralevë, ku u arrestua së bashku me tre persona, ku iu gjendën 3 kg e 190 gramë narkotikë të llojit heroin me vlerë mbi 150 mijë euro.

Në gusht 204, u arrestua nën akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisha Maksimoviç, ndërsa në fund të 2005 u arrestua në qendër të veriut të Mitrovicës për vjedhje automobili.

Gjatë vjeshtës 2011 serbët nga veriu ngritën barrikada në kalimet administrative në Jarinje edhe Bernjak me qëllim pamundësimin e EULE për të  transportuar doganierët shqiptar në këto pika. Ai ishte shumë herë në konflikt me policinë, gjatë një incidenti të tillë është vra një polic i Policisë së Kosovës.

Komandanti i KFOR-it Erhard Drevs i ka shënuar Zvonka Veselinoviçin dhe të vëllanë Zharkon si organizator të incidenteve në barrikada.

Sipas BBC në gjuhën serbe, Veselinoviç përmendet edhe në librin e bardh të krimit të organizuar në vitin 2001, si organizator që merret me vjedhje të tënda dhe rrëmbimin e mjeteve motorike me zhvatje edhe falsifikim të dokumenteve në territorin e Mitrovicës.

Në dhjetor 2011, Zvonko Veselinoviç u arrestua së bashku me të vëllanë në Kopaonik, ndërsa në akuzën kundër tij, thuhet se Milan Radoiçiç dhe Dragan Çurçiç në mënyrë të paligjshme i kanë marrë në pronësi 32 kamionë të kompanisë “Hipo Alpe – Adrija lizinga” duke përfituar mbi 237 milionë dinarë pasuri, me atë rast Gjykata e Apelit, liroi Veselinoviçin dhe Radoiçiçin, ndërsa Çurçiç u dënua me tri vite burg.

Vendimi lirues u mor edhe në rastin e gërmimit të rërës në korridorin 10, ndërsa në këtë rast përveç tij në akuzë ndodheshin edhe Ivan Stamnekoviç dhe biznesmeni krushevas Goran Makragiç.

Kompania e Veselinoviç dhe Radoiçiç ka fituar dhjetëra milionë euro

Biografia e këtillë nuk ka ndikuar në biznesin e tij, sipas gazetares së KRIK të ardhurat e dy kompanive të Veselinoviç edhe Radoiçip në vitin 2019 ishin mbi 63 milionë euro.

Radoiçiç dhe Veselinoviç janë pronarë të kompanive “Inkop” si dhe “Granti Peshçar”, që jo rrallë janë angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi, si bie fjala “Inkop”  si nën-kontraktor morri kryerjen e punëve në magjistralen nga Iverko deri në Lajkovc.

Sipas BIRN, Inkop ishte nën-kontraktues i kompanisë “Energoprojekt ndërtim i ultë”, që e ka angazhuar kompania kineze „Shandong”, që ka marr punën në ndërtimin e korridorit 11.

Në atë korridor u angazhua kompania“Granit Peshçar, prej nga u sigurua materiali ndërtimor për shtresimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit, në rrugët “Car Dushan dhe sheshet në rrugët “Palmotiçeva” dhe “Xhorxh Uashington” he pjesë të rrugës mbretëresha Maria e 27 marsi.

Partia Popullore ka publikuar se në kubëzimin e sheshit të Tatrit në Novisa nga “Granit Peshçar” kompania e Veselinoviç dhe Radoiçiç do të fitojnë 10 milionë euro.

Kompania “Novi Pazar rruga”, që në janarin  e vitit të shkuar u ble nga Veselinoviç dhe Radoiçiç, nga viti 20202 në mesatare ka marr së paku nga një punë dhe projekt tnë muaj dhe në shumicën e këtyre rasteve ishte ofertues i vetëm, dëshmohet nga hulumtimi i portalit Nova.rs. Kjo kompani në disa raste u angazhua nga qyteti Novi Pazar, pastaj Tutini dhe Rashka, por edhe elektrana e Beogradit, ministria e bujqësisë etj.

(Kosova Sot Online)