Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 14:31
Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për tri vepra penale.

Personi i shpallur në kërkim është Elvis Kelmendi nga Peja.

Ai po kërkohet për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim të rëndë trupor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

(Kosova Sot Online)