Gazeta britanike: Zgjerimi i BE-së është i vdekur

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 16:06
Gazeta britanike: Zgjerimi i BE-së është i vdekur

BE nuk duhet të heq dorë nga zgjerimi në Ballkanin perëndimor, sepse ai nuk është humbje që mund të përballohet.

“Me fol hapur, zgjerimi i BE-së është i vdekur. Qeveritë në të gjithë Ballkanin janë të lënduara, ndrësa BE dëshiron të jetë fuqi globale, por është në rrezik të humb kontrollin në oborrin e vetë”, shkruan gazeta britanike “Ekonomist” 

Gazeta shkruan se kreu i KE Ursula von der Lajen, gjatë hapjes së një objekti të infrastrukturës në mes Kroacisë edhe BeH tha se “anëtarësimi i Ballkanit në BE është jo vetëm interes i përbashkët por edhe fati i përbashkët. Që është kundërshtim me kohën e zhvillimit të Samitit ku nuk u konfirmuar anëtarësimi i shpejtë i Ballkanit”, shkruan gazeta.

Perspektiva reale për hyrje në BE mbetet mjeti kryesor i Brukselit në raport me fqinjët, andaj gazeta shkruan se “në këtë moment të gjitha palët e dinë se kjo është fantazi”.

“Ky përbën problem, nëse nxitjet për sjellje të mirë të kandidatëve humbin, nuk do ketë de-stimulim për sjellje të keqe. Zemërimet në vendet e Ballkanit tash janë të zakonshme, kur dihet se nuk humbin asgjë, ata që nuk humbin  nuk kanë as frikë, atje ku ndodhin marrëzi”, shkruan në tekst.

Ekonomist shkruan se diplomatët amerikan përkujtojnë kolegët e vetë “skeptik se jeta do jetë më e lehtë nëse Ballkani do ishte fuqishëm nën tendën evropiane, e jo jashtë saj, ku vendet tjera mund të ofrojnë strehë”.

“Mali i Zi mund të përballet me problem lidhur me kredinë kineze prej një miliardë dollarë. Serbia është bërë diplomate e shkathtë, duke marr vaksina  nga të gjitha anët. Makron e sheh BeH si burim jo stabiliteti e shovinizmi, shkurt ky nuk është regjion humbja e të cilës mund të përballohet”, shkruan Ekonomist.

Gazeta javore shkruan se Ballkani do të kalojë testin e aftësisë në politikën e jashtme të BE-së e ato nuk janë “tema te pamundshme e globale”, prandaj politika e zgjerimit është në të cilën duhet të fillohet.

“Politika koherente për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe fqinjët duhet të jetë thjeshtë në krahasim me zgjidhjet e rënda që e presin BE-në. Aktualisht politika e BE ndaj Kinës definohet si vend partner, konkurrent edhe rival, por në fund BE duhet të zgjidh, pse të nis me zgjidhjet e lehta, nëse do me qenë fuqi globale, duhet fillimisht të bëhet lokale”, thuhet në tekst.

(Kosova Sot Online)