Mc Kresha apo Blero? Armend Agolli befason me përzgjedhjen

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 21:15
 Mc Kresha apo Blero? Armend Agolli befason me përzgjedhjen

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e LDK’së, Armend Agolli, është sfiduar në përzgjedhje të artistëve që vijnë nga kjo komunë.

Në emision Agolli është sfiduar që të përzgjedhë mes rep artistit Mc Kresha dhe këngëtarit Blero.

“Mc Kresha apo Blero? Mc Kresha, sepse është i Tavnikut”, është përgjigjur ai.

Ndërkaq, kur është pyetur për ekipet rivalë në futboll, ai ka përzgjedhur Trepçën 89’.

“Dyjat janë të mira (qesh). Por, Trepcën 89 e kam më në zemër, por dy Trepcat janë të mira”, ka shtuar tutje ai.

(Kosova Sot Online)