Quni: Në listën time kam veteranë që kanë shërbyer gjatë kohës së okupimit

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 23:41
 Quni: Në listën time kam veteranë që kanë shërbyer gjatë kohës së okupimit

Anton Quni, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka thënë se në listën e formuluar nga ai për komunën ku po garon ka përzgjedhur veteranë të profesioneve themelore.

Quni,ka folur edhe lidhur me kandidimin e tij, gjë për të cilën ka thënë se iu është përshtatur rrethanave të subjektit politik.

“Unë në të kalumën nuk e kam pasë idenë që krijohet ndonjë situatë që duhet me udhëheq edhe me komuna. Tu u nisë nga background-i im ka mendu se kryesisht angazhimi im do të jetë në fushën e sigurisë. Tani është e nënkuptueshme, nëse je kryetari i degës, je më potenciali për të garuar për komunë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka folur edhe për fushatën dhe listën me të cilën po garon në Prizren.

“Ne kemi dalë nga zgjedhjet e fundit shumë të dëmtuar në numrin e votuesve, duke qenë më pak sesa pritjet tona. Unë ju thashë ne jemi për punë të vështira bashkëpunëtorve. Po të ishte lehtë, do t’i bënte dikush tjetër. Duke i parapa të gjitha ato vështirësi, duke i ndërmarrë të gjitha masat, ne kemi ndërtu një dinamikë të veprimeve”, ka thënë ai.

“Kur e kam ndërtu listën e kam pasë në konsideratë që në atë listë me iu përgjigj situatës. Tani në listën time janë veteranët e LDK’së, njerëzit që kanë ditë me e angazhu arsimin, shëndetësinë, në kushtet e okupimit”.

(Kosova Sot Online)