Lexoni edhe:
Borë, shi e bubullima, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme
Sot do të varrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës, të cilat u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Jashari ka njoftuar se varrimi do të bëhet me fillim nga ora 14:00.
Borë, shi e bubullima, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme Lexoni edhe:
“Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë,
Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!
(Kosova Sot Online)