Arrestohet një person në Lipjan, e kanosi gruan me vdekje

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 10:31
 Arrestohet një person në Lipjan, e kanosi gruan me vdekje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi i njëjti e ka kanosur me vdekje gruan e tij.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Lipjan.

“Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)