Në Serbi zbulohet garazha ku është prodhuar biskota 'Plazma' e falsifikuar! A është shitur në Kosovë?

  • G.G /
  • 09 October 2021 - 11:26
Në Serbi zbulohet garazha ku është prodhuar biskota 'Plazma' e falsifikuar! A është shitur në Kosovë?

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, arrestuan D.C. (41-vjeçar), për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të përdorimit të paautorizuar të emrit të biznesit të tjetrit dhe markës tjetër të veçantë të mallrave ose shërbimeve.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, i dyshuari akuzohet për organizimin e prodhimit të biskotave të bluar "Plazma" në Beograd për një periudhë më të gjatë kohore, me qëllim të mashtrimit të klientëve, duke përdorur emrin dhe vulën e dikujt tjetër.

Në disa lokacione në Beograd, policia gjeti një produkt të falsifikuar të bluar "Plazma" në një paketë prej 300 gramësh në shitje në dyqane më të vogla, dhe me punë të mëtejshme gjeti, një fabrikë ilegale për prodhimin e këtij produkti të falsifikuar, në pronësi të te dyshuarit.

https://www.youtube.com/watch?v=A3-hV2sy8nc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)