Ndodh dhe kështu: Burri bën për spital gruan tre ditë pas martese, shkak shpenzimet e dasmës

  • G.G /
  • 09 October 2021 - 13:31
Ndodh dhe kështu: Burri bën për spital gruan tre ditë pas martese, shkak shpenzimet e dasmës

Tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës, nisën telashet për dhëndrin e ri italian.

Mësohet se ai rrahu gruan e tij për arsye ekonomike.

Ngjarja ndodhi në Reggio Calabria.

Gruaja dyshohet se u sulmua nga burri i saj gjatë një mosmarrëveshje mbi menaxhimin e lekëve të çiftit.

Diskutimi kishte shpërthyer për pagesën e shpenzimeve për pritjen e dasmës dhe DJ.

Sherri fillestar më pas rezultoi në sulm dhe gruaja u godit nga burri i saj: ajo raportoi gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Policia ka nisur një hetim për çështjen.

(Kosova Sot Online)