OBSH: “Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 14:36
OBSH: “Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë

“Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zyrtarizuar situatën klinike, e cila shfaqet tek shumë pacientë rreth tre muaj pasi kanë kaluar fazën akute të sëmundjes.  Janë rreth 14% e personave të infektuar që vuajnë këtë sindromë e cila zgjat katër muaj. Simptomat më të zakonshme janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje dhe paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

 

Prej kohësh pritej zyrtarizimi i kësaj sindrome misterioze, e cila nuk prek të gjithë pacientët. “Covid i zgjatur” prek më shpesh gratë,  personat e moshës së mesme dhe  ata që kanë pasur më shumë simptoma në ditët e para të infektimit.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton sindromën tek të sëmurët dhe për momentin nuk ekziston një mjekim specifik.


(Kosova Sot Online)