Gjendet një person i vdekur

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 14:58
Gjendet një person i vdekur

Në 64-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Hysoverdh në bashkinë e Selenicës. Siç raporton gazetari Elton Nika trupi i pajetë është i një çobani në zonë. Viktima është gjetur në një parcelë toke.

Nga hetimet e paraprake mendohet se 64-vjeçari kishte probleme me zemrën. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. 


(Kosova Sot Online)