Ramadani me akuza për Aliun: Mirëmëngjesi Ferizaj rrethi, mirëmbrëma Ferizaj rrethi, e kanë lënë Ferizajin pa ujë, pa shkolla të pastra

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 13:44
Ramadani me akuza për Aliun: Mirëmëngjesi Ferizaj rrethi, mirëmbrëma Ferizaj rrethi, e kanë lënë Ferizajin pa ujë, pa shkolla të pastra

Kandidati i LVV-së për komunën e Ferizajt, Valon Ramadani, akuzon kryetarin aktual të kësaj komune, Agim Aliun, se ka investuar vetëm në nënkalime, duke lënë anash sipas tij, shkollat e shumë probleme të tjera.

Sipas tij, kjo situatë do të ndryshojë, kur ta largojmë Agimin e PDK-së.

“Unë nuk jam kundër nënkalimit, mirëpo kur t’i i ki çështjet prioritare, esenciale. Shkollat tona janë në gjendje tmerruese, fëmijët nuk mund t’i përdorin as tualetet. Trotuari prej nënkalimit e deri te qendra as një meter nuk i ka, aty smund të lëvizin as gratë me karroca. E këtu diskutohet mirëmengjesi Ferizaj rrethi, mirdita Ferizaj rrethi, veç qejo temë ka qenë”, ka deklaruar Ramadani.

(Kosova Sot Online)