Hëngrën dhe pinë deri në orët e para të mëngjesit, të rinjt “paguajnë” me euro false

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 14:31
Hëngrën dhe pinë deri në orët e para të mëngjesit, të rinjt “paguajnë” me euro false

Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false.

Mediat greke bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Në momentin kur duhet të paguanin ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false.

Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u vunë në pranga me akuzën e mashtrimit me anë të kartëmonedhës së falsifikuar.

(Kosova Sot Online)